Me ndertimin e hekurudhes shqiptare pervoja e punes solli si domosdoshmeri krijimin e nje sektori te vecante qe do te siguronte zbatimin e legislacioni shqiptar ne sektorin hekurudhor me qellim levizjen e sigurt te trenave ne vijen hekurudhore.
Ky sektor fillimisht u krijua dhe funksionoi per nje kohe ne vartesi te Drejtorise Pergjitheshme te Hekurudhave ne baze te Dekretit Nr 5121 dt 04.12.1973 dhe emertohej: “Per mbrojtjen e mirembajtjen e vijave dhe sigurimin e trenave ne hekurudhe” , dhe vazhdoi veprimtarine e tij deri 1981 Me daljen e Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr 61 dt 24.02.1981, u krijua “Inspektoriati Hekurudhor”.
Ky vendim e krijoi kete Instuticion me vete, duke e shkeputur nga ndikimi I Drejtorise Pergjithshme te Hekurudhave dhe e kaloi nen vartesine e Ministrise se Transporteve Ligjit Nr 9317 dt 18.11.2004 (Kodi Hekurudhor i Republikes se Shqiperise) u emertua "Drejtoria Inspektimit Hekurudhor" me po te njejtin objekt veprimtarie dhe me varesi nga ministria qe mbulon transportet.