Seminar trajnues nga Agjensia e Bashkimit Europian të Hekurudhave (ERA) në Shqipëri.

  Më datën 4 Prill 2019 në ambientet e hotel "Aragosta" Durrës, Agjensia e Bashkimit Europian të Hekurudhave (ERA) dhe Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor (DIH) organizuan një seminar trajnues me temë:

  "Bazat e investigimit të aksidenteve hekurudhore"

  Trajnues nga ERA ishin investiguesit me përvojë zotrinjtë Michail Rebenticsh dhe Rob Rumping.

  Seminari u zhvillua me dy seanca.

  Në seancën  e parë të pranishëm ishin përfaqsuesit e ERAs, të DIH, Hekurudhës Shqiptare, shpqërisë koncensionare "ALBRAIL" shpk dhe transportuesi "BetonPlus"

  Në seancën e dytë seminari vazhdoi vetëm me DIH.

  Drejtori i DIH zoti Ahmet Allamani prezantoi legislacioni aktual dhe pritshmërit pas ngritjes së AKiAIH (Autoriteti Kombëtar i Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore) për investigimin e aksident incidentet hekurudhore.

  Investiguesit  e ERAs u theksia se qëllimi kryesor  i investigimit të aksidebt incidentet hekurudhore është parandaqlimi i aksidenteve dhe incidenteve hekurudhore, ruajtia dhe përmirësimi i sigurisë hekurudhore.

  E  rëndësishme pas cdo investigim, kur është e nevojshme, është lëshimi i rekomandimeve për Autoritetin e Sigurisë Hekurudhore, Menaxherët e Infrastrukturës dhe Sipërmarsit Hekurudhorë.

  Në seancën e dytë të seminarit u diskutua mbi ngritjen dhe funksionimin e Autoriteti Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore.

  

LAJMI I FUNDIT