Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor

 Pak Histori

 
 Drejtoria e Inspektimit te Hekurudhave e fillesen e vet e ka me dekretin Nr.5121 date 04/12/1973. dhe  emertohej: “ Per mbrojtjen e mirembajtjen e vijave dhe sigurimin e trenave ne hekurudhe
Me Vendim te Keshillit te Ministrave Nr.61 dt.24/02/1981 emerohet “Inspektoriati  Hekurudhor”
Ne vitin 2004 ne Ligjin Nr.9317 dt.18/11/2004 (Kodi hekurudhor)emerohet “Drejtoria e inspektimit te Hekurudhave”
Akti ligjor dhe nenligjor per krjimin ,funksionimin e organizimin eshte Vendimi i Keshillit te Ministrave Nr.61 dt.24/02/1981
Nje pershkrim i shkurter i Veprimtarise se Drejtorise se Inspektimit Hekurudhor
 
Funksioni i Institucionit
Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor ngarkohet per kontrollin e zbatimit te dispozitave te ketij Kodi.Kjo Drejtori, e cila eshte ne varesi te ministrise qe mbulon transportet, ka per detyre kontrollin e zbatimit te akteve ligjore dhe nenligjor dhe garantimin e zbatimit te rregullave per:
a) mbrojtjen, mirembajtjen, remontin dhe rikonstruksionin e infrastruktures hekurudhore;
b) levizjen e sigurt te trenave;
c) kontrollin teknik te mjeteve levizese gjate shfrytezimit te tyre;
ç) te gjitha procedurat e ndjekura gjate pranimit per shfrytezim te mjeteve hekurudhore.
 

Kompetenca lendore

Analiza e rasteve te avarive dhe aksidenteve
 1. Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, ne bashkëpunim me transportuesit hekurudhore dhe administruesit e infrastrukturës, është e detyruar te analizoje rastet e fatkeqësive natyrore me pasoja ne hekurudha, si dhe te përcaktoje shkaqet e ndodhjes se avarive dhe aksidenteve ne trafikun hekurudhor, pavarësisht nga natyra, përmasat e pasojat, duke përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.
2. Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor bashkëpunon me organet e policisë gjyqësore dhe ato te prokurorisë gjate kryerjes prej tyre te veprimeve përkatëse ne vendin e ndodhjes se avarive dhe aksidenteve.
 
Mënyra e realizimit
1. Veprimtaria hekurudhore realizohet nga persona juridike,publike e private, sipas këtij Kodi, te akteve nënligjore te nxjerra ne zbatim te tij, si dhe te akteve ligjore e nënligjore te tjera qe kane për objekt ose lidhje me veprimtaritë qe
rregullon ky Kod.
2. Përjashtimisht nga përcaktimi i bere ne piken 1 te këtij neni, veprimtari te tilla, si drejtimi qendror i lëvizjes se trenave, komandimi i sistemit te
ndërlidhjes, i sinjalizimit, atij elektrik, lejimi i ndërtimeve e i punimeve ne territorin hekurudhor, lejimi i kryerjes se veprimtarisë hekurudhore jashtë Kufirit shtetëror, licencimi i subjekteve transportuese dhe testimi i punonjësve për detyra e vende te veçanta pune, realizohen vetëm nga ministria përkatëse, HSH-ja dhe Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor,siç përcaktohet ne këtë Kod
 
Verifikimet periodike
1. Aftesia e punonjesit ne marredhenie pune kontrollohet meane te marrjes ne provim, në menyre periodike.
2. Punonjesit merren ne prove dhe pajisen me deshmi aftesie nga nje komision i vecante, qe ngrihet prane Drejtorise se Inspektimit Hekurudhor.
3. Komisioni, perberja e tij, llojet, format dhe permbajtja e deshmise se aftesise, kushtet dhe kategorite e punonjesve, qe pajisen me deshmi, afatet e vlefshmerise se saj, heqja e deshmise, si dhe rikontrolli i aftesive e rregullat e tjera me te
hollesishme percaktohen ne nje rregullore te vecante te miratuar nga ministri.
 
Masat ndeshkimore qe merr Drejtoria e Inspektimit
Hekurudhor
Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, kur veren shkelje dhe parregullsi ne zbatimin e dispozitave te ketij Kodi, merr keto masa:
a) pezullon shfrytezimin e vijave hekurudhore, te cilat paraqesin rrezikshmeri per levizjen e trenave dhe te mjeteve hekurudhore;
b) pezullon levizjen e trenave dhe te mjeteve hekurudhore, qe nuk plotesojne kushtet per nje levizje te sigurt;
c) nderpret punimet ne vijat hekurudhore dhe ne brezin e vijes hekurudhore, nese verifikon se keto punime rrezikojne levizjen e trenave;
ç) pezullon ngarkesat e parregullta te vagoneve;
d) pezullon nga detyra punonjesin per veprime ose mosveprime ne kundershtim me rregullat.
Ne rast pezullimi te punonjesit, komunikon me eprorin me te afert per zevendesimin e tij.
dh) njofton organet perkatese per shkeljen e dispozitave te ketij Kodi.
 
Lejimi i veprimtarise hekurudhore
1. Personat fizike dhe juridike, te cilet kryejne punime ne vijen hekurudhore ose ne afersi te saj, jane te detyruar qe t'i mundesojne inspektorit te Drejtorise se Inspektimit
Hekurudhor kryerjen e inspektimit dhe t'i japin sqarimet e duhura dhe dokumentacionin teknik te nevojshem.
2. Transportuesit hekurudhore dhe administruesit e infrastruktures jane te detyruar qe, me kerkese te Drejtorise se Inspektimit Hekurudhor, t'i dergojne asaj te dhena per gjendjen e vijave hekurudhore, te mjeteve hekurudhore dhe
per mbarevajtjen e punes ne trafikun hekurudhor.
 
Kundervajtjet administrative
2. Per shqyrtimin e kundervajtjeve administrative ngrihet nje komision prane Drejtorise se Inspektimit Hekurudhor, ne te cilin bejne pjese edhe eksperte te transportuesve hekurudhore. Shqyrtimi i kundervajtjeve administrative behet
ne perputhje me ligjin "Per kundervajtjet administrative" .
3. Perberja, kompetencat dhe fusha e veprimit te ketij komisioni percaktohen ne rregulloren e miratuar nga ministri.
 
Baza ligjore e krijimit dhe veprimtarise instucionale
Baza ligjore e krijimit dhe veprimtarise instucionale  te Drejtorise se Inspektimit  hekurudhor  eshte:
 
Ligjit Nr.9317 date 18/11/2004  Kodi Hekurudhor
 
Urdheri i Ministrit Nr.154 date 27.10.2010
 
 

Lajmet e fundit

Please publish modules in offcanvas position.