Legjislacioni

Veprimtaria

 

Nje pershkrim i shkurter i veprimtarise se Drejtorise Inspektimit Hekurudhor.

 

Ne ligjin Nr 9317 date 18.11.2004 neni 78 (Kodi Hekurudhor i Republikes se Shqiperise) percaktuar dhe objekti i punes se ketij Instuticioni i cili eshte:
Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor ngarkohet per kontrollin e zbatimit te dispozitave te Kodit Hekurudhor. Kjo drejtori, e cila eshte ne vartesi te ministrise qe mbulon transportet, ka per detyre kontrollin e zbatimit te akteve ligjore dhe nenligjore si dhe garantimin e zbatimit te rregullave per :
 
    1. mbrojtjen, mirembajtjen, remontin dhe rikonstruksionin e infrastruktures hekurudhore;
 
    2. levizjen e sigurte te trenave;
 
    3. kontrollin teknik te mjeteve levizese gjate shfrytezimit te tyre;
 
    4. te gjitha procedurat e ndjekura gjate pranimit per shfrytezim te mjeteve hekurudhore.
 
Ky instuticion ne baze te ligjit te siperpermendur merr nje rendesi te vecante pasi ketu parashikohet dhe futja ne transportin hekurudhor te subjekteve private.
 

Please publish modules in offcanvas position.