Historiku i DIH
Vizioni i Drejtorisë Inspektimit Hekurudhor është që të ofrojë shërbime cilësore, të sigurta, transparente dhe jo diskriminuese për Menaxherët e Infrastrukturës dhe Ndërmarrjet Hekurudhore publike ose private, të cilat operojnë në sektorin hekurudhor të Republikës së Shqipërisë.

Me ndertimin e hekurudhes shqiptare pervoja e punes solli si domosdoshmeri krijimin e nje sektori te vecante qe do te siguronte zbatimin e legislacioni shqiptar ne sektorin hekurudhor me qellim levizjen e sigurt te trenave ne vijen hekurudhore.

Ky sektor fillimisht u krijua dhe funksionoi per nje kohe ne vartesi te Drejtorise Pergjitheshme te Hekurudhave ne baze te Dekretit Nr 5121 dt 04.12.1973 dhe emertohej: “Per mbrojtjen e mirembajtjen e vijave dhe sigurimin e trenave ne hekurudhe” , dhe vazhdoi veprimtarine e tij deri 1981 Me daljen e Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr 61 dt 24.02.1981, u krijua “Inspektoriati Hekurudhor”.

Ky vendim e krijoi kete Instuticion me vete, duke e shkeputur nga ndikimi I Drejtorise Pergjithshme te Hekurudhave dhe e kaloi nen vartesine e Ministrise se Transporteve Ligjit Nr 9317 dt 18.11.2004 (Kodi Hekurudhor i Republikes se Shqiperise) u emertua “Drejtoria Inspektimit Hekurudhor” me po te njejtin objekt veprimtarie dhe me varesi nga ministria qe mbulon transportet

Vizioni i DIH
Vizioni i Drejtorisë Inspektimit Hekurudhor është që të ofrojë shërbime cilësore, të sigurta, transparente dhe jo diskriminuese për Menaxherët e Infrastrukturës dhe Ndërmarrjet Hekurudhore publike ose private, të cilat operojnë në sektorin hekurudhor të Republikës së Shqipërisë.

Misioni i DIH
Misioni i Drejtorisë Inspektimit Hekurudhorështë rregullimi, mbikëqyrja dhe organizimi i sektorit hekurudhor në Republikën e Shqipërisë në këto drejtime:
a) mbrojtjen, mirëmbajtjen, remontin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës hekurudhore;
b) lëvizjen e sigurt të trenave;
c) kontrollin teknik të mjeteve lëvizëse gjatë shfrytëzimit të tyre;
ç) të gjitha procedurat e ndjekura gjatë pranimit për shfrytëzim të mjeteve hekurudhore. .