Pak histori 

Transporti hekurudhor në Shqipëri fillesat e veta i ka në Nëntor të vitit 1947 me vënien në shfrytëzim të linjës hekurudhore Durrës- Peqin.

Me kalimin e viteve rrjeti hekurudhor shqiptar u rrit me ritme të shpejta. Në këtë periudhë sektori i transporti hekurudhor u përmirësua ndjeshëm infrastruktura hekurudhore dhe inventari i mjeteve hekurudhore.

Për të patur një transport hekurudhor të sigurt me Dekret të Presidiumi të Kuvendit Popullor Nr. 5121 datë 04.12.1973 u krijua një sektor në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave i cili emertohej: “Per mbrojtjen e mirembajtjen e vijave dhe sigurimin e trenave ne hekurudhe”

Duke parë se ekzistenca e këtij sektori në përbërje të Drejtorisë të Përgjithshëm të Hekurudhave nuk mund të siguronte një vlerësim të pavarur për sigurinë hekurudhore qeveria shqiptare me Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr 61 datë 24.02.1988 krijoi “Inspektoriatin Hekurudhor”, institucion në vartësi të Ministrit të Transportit.

Ndryshimet që erdhën pas vitit 1990 e bënë të domosdoshme përshtatjen e legjislacionit tonë të transportit hekurudhor me legjislacionin. Për sektorin hekurudhor u miratua Ligji Nr 9317 datë 18.11.2004 (Kodi Hekurudhor i Republikes se Shqiperise) i cili përshtatej me legjislacionin evropian.

Në këtë ligj "Inspektoriati Hekurudhor" u emertua "Drejtoria Inspektimit Hekurudhor" me po te njejtin objekt veprimtarie dhe me vartësi nga ministria që mbulon transportet.